Shkruante peshën trupore në dorë shkaku i peshës, shikoni si duket tani (Foto)

Një 26-vjeçare, e cila peshonte plot 118 kilogramë, shkruante çdo ditë në dorën peshë. Kjo mënyrë ishte për t’i kujtuar vetes se sa e shëndoshur ishte, por tani ajo duket tepër e bukur.

Ajo është Jennifer Edwards dhe vjen nga Nju-Jorku. Ajo fitoi shumë peshë kur ishte në gjimnaz, por filloi duke mos u ndjerë mirë me trupin e saj e si pasojë vendosi që të bënte një ndryshim.

Edwards ka treguar se kur është peshuar dhe ka parë që ishte 118 kilogramë, është shokuar. Pas asaj, ajo ka nisur që të shkruaj peshën në dorë për t’i kujtuar vetes së duhet të dobësohej.

Jennifer, e cila për pak sa nuk kaloi në depresion, ka treguar se për të rënë në peshë, punësoi një trajner personal dhe filloi një dietë ushqimore të rreptë me proteinë.

Duke u treguar e kujdesshme me dietën dhe me palestrën, vetëm për 7 muaj arriti të humbasë 22 kilogramë. Dhe për dy vite ajo pësoi një ndryshim drastik, transmeton shekulli.

Siç vihet re edhe nga fotografitë, trupi i saj tani ka marrë një formë të mrekullueshme.