Shkon tek dentisti për të hequr dhëmbin, pëson dëmtim në tru (FOTO)


Një vajzë 4-vjeçe nuk mund të flasë, të eci, të hajë dhe të shikojë… E gjitha kjo pasi vajti tek dentisti për të hequr një dhëmb dhe tashmë familja e saj ka hedhur dentistin në gjyq, sepse ai ka dështuar në procedurën rutinë të heqjes së dhëmbit. Nevall Hall ishte një vajzë e shëndetshme 2 muaj më parë, derisa prindërit e çuan në një klinikë dentare për t’i hequr një dhemb që i ishte prishur. Gjatë procedurës, vajza pati komplikacione, gjendje të rënduar dhe dentisti nuk njoftoi ambulancën por u përpoq t’i zgjidhte vetë. Nga një takim tek dentisti kjo ngjarje u kthye në mankth për vajzën e cila është në spital ku po kurohet për dëmtime të mëdha në tru. /f.g/noa.al/
dentisititii