Shkon të rregullojë flokët por gjen belanë, në parukeri i punojnë atë që s’ia priste kurrë mendja

Shkon të rregullojë flokët por gjen belanë, në parukeri i punojnë atë që s’ia priste kurrë mendja

Dëshira e vajzave për të shkuar në sallonet e bukurisë dhe për të mbajtur veten në formë të mirë është gjithmonë e më në rritje, por nuk duhet harruar dhe se histori e ngjarje të çuditshme ndodhin në këto vende.

Kështu për shembull, një vajzë nga Kosova ka gjetur belanë me çantën e saj, pasi e ka lënë në një prej kolltuqeve të sallonit ku kishte shkuar.

Një tjetër kliente i ka vjedhur asaj me marifet portofolin, ku kishte një shumë prej 150 eurosh, katër karta bankare, patentë shofer dhe letërnjoftimin.

Ngjarja ka ndodhur në një prej salloneve që ndodhen prapa Teatrit Kombëtar të kryeqytetit ndërsa pamjet janë bërë publike nga Arbresh.info.

Në kamerat e sallonit është parë një femër duke kryer vjedhjen dhe rasti është lajmëruar në polici.