Shkon te mjeku për dhimbje barku, mëson se është femër

Dallimet mes një mashkulli dhe një femre janë shumë të dukshme, por mund të ndodh që ato të mos vihen re. Është rasti i një burri kinez me moshë 44 vjeçare, i cili zbuloi se kishte një aparat seksual të dyfishtë.
0
Ky zbulim u bë pak ditë më parë, kur burri u detyrua të shkojë te mjeku, për shkak të dhimbjeve të forta të barkut si dhe gjakut të pranishëm në urinë. Nga analizat e kryera u zbululua një tumor, ndërsa rrjedhja e gjakut ishte një formë menstruale. Kanceri shërbente vetëm si formë fshehje e organit seksual femëror, i cili ishte i pranishëm por inakiv.
Burri me mbiemrin Chen jeton në provincën lindore të Zhejiang dhe është i martuar me një femër. Gjithë të dhënat e tij ishin tipike të një mashkulli, përveç mjekrës paksa të rrallë. Gjithsesi jeta e tij seksuale ishte e kënaqshme./indeksonline