Shkon të marrë fëmijët tek gruaja, sherr në mes të Durrësit

loading...

loading...

Një sherr mes dy familjeve ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Durrësit dhe konflikti ka degjeneruar në dhunë.

Qytetarët kanë raportuar për JOQ.al se në konflikt ishin të përfshirë 4 meshkuj dhe 3 femra, ku tre prej tyre kanë mbetur të gjakosur. Ngjarja është shënuar para muzeut në Durrës.

Ndërkohë pas një kontaktimi me policinë e Durrësit, JOQ.al mëson se sherri ka nisur si shkak i një zënke bashkëshortore, ku zëdhënësja e policisë na shpjegoi:

Çifti ishe në konflikt me njëri-tjetrin dhe kishin fëmijë, nuk e dimë nëse janë të ndarë zyrtarisht, por gruaja kishte shkuar të jetonte bashkë me fëmijët në shtëpinë e prindërve.

Burri i saj ka vajtuar për të marrë fëmijët në shtëpinë e tij dhe gruaja ka refuzuar, më pas gjithçka ka kaluar në dhunë fizike dhe verbale.

Në komisariat janë shoqëruar dy palët e përfshira në sherr, si familja e gruas ashtu edhe bashkëshorti (apo ish-bashkëshorti, nuk dihet saktë)”, përfundoi policia për JOQ.

Nuk janë bërë ende të ditur identitete e personave të shoqëruar.

loading...