Shkon të bëhet operacion te Kirurgjia, vlonjati tmerrohet nga ajo që sheh tek këmbët e doktorit

Në këtë kohë fushate ka lulëzuar çdo gjë, kur themi çdo gjë e kemi fjalën edhe për minjtë që lodrojnë spitaleve.
Pacientët e kirurgjisë në Vlorë janë tmerruar dje teksa kanë parë që nëpër korridoret e katit të tretë ka kaluar një mi, nga ata të mëdhenjtë e pusetave.Nuk dihet ende nëse miu është “lejuar të hyjë” pas shkarkimit të Beqajt apo gjatë kohës së tij, por e sigurtë është që miu duket shumë i lumtur në këtë ambient.“Përshëndetje JOQ! Ja si e ndjek miu doktorin se ka frikë të bëjë operacionin. Ndodhemi në katin e 3 të Kirurgjisë në Vlorë, më saktë tek reanimacioni dhe sapo shikuam një mi që përshkon spitalin. Këtu jo të shërohesh, por të kapë ndonjë sëmundje që Zot o Zot”, përfundoi qytetari.”-shkruan qytetarja. Per me shume shikoni videon
KETU