Shkon në spital me organin gjenital të mavijosur, zbulimi shokues i mjekëve

I bllokohet organi gjenital në çelësin anglez, por për ta liruar u desh ndërhyrja e mjekëve. Një 37- vjeçar kinez përfundoi me urgjencë në spitalin e Taizhou, në provincën e Zhejiang, në Kinën lindore më 3 qershor, pasi penisi i tij mbeti i bllokuar për 17 orë në një çelës anglez, duke u ënjtur dhe fryrë.

Burri u operua me urgjencë për shkak se ishte bllokuar qarkullimi i gjakut në organin gjenital, por as mjekët dhe as zjarrfikësit nuk mundën ta zhbllokonin, kështu që u desh ndërhyrja e dentistëve.

Dentistët Zhou Gi dhe Shi Gengsheng me anë të një trapani të posaçëm arritën që ta zhbllokonin, shkruan noa.al. Trapani ishte i pajisur edhe me një ftohës me ujë, për të reduktuar nxehtësinë gjatë punës.

Megjithatë mjekët nuk bën me dije se si organi gjenital mbeti i bllokuar në çelësin anglez.