Shkon në shtëpi pas disa ditësh, para syve i del mysafiri s’do donte ta takonte kurrë

loading...

loading...

Pas katastrofës që la pas uragani Harvey një burrë është kthyer në shtëpi, por është përballur me një surprise të pakëndshme.

Brian Foster ishte larguar nga shtëpia e tij në Teksas pas përmbytjeve që ndodhën javën e kaluar dhe u kthye për ta pastruar.

Por ajo që e priste në dhomën e ndenjies e ka tmerruar. Ai ka gjetur një krokodil poshtë tavolinës së ngrënies.

Foster lajmëroi menjëherë policinë për ta larguar nga shtëpia e tij. Pas 20 minutash ata kanë arritur ta nxjerrin nga shtëpia krokodilin.

loading...