Shkojnë për plazh në Himarë, turistët ngelin të shtangur nga veprimi i këtij burri

loading...

loading...

Është fundjavë dhe pjesa më e madhe e njerëzve kanë zgjedhur jugun për t’u qetësuar në këto temperatura të larta që kanë pushtuar vendin tonë. Himara është bërë destinacioni i radhës i një grupi të rinjsh, të cilët janë larguar nga zhurma e përditshme e qyteteve për pak relaks në jug.

Pasi janë larë vetë në ujërat e kristalta, atyre u ka rënë në sy një burrë, i cili ka ardhur me nxitim nga rruga, pranë një lokali aty afër dhe ka nisur të shpërlajë në ujërat e detit një kovë me gëlqere dhe më pas edhe furçën.

Siç duket, është hallexhi që punon në pikë të diellit dhe lodhet për të fituar bukën e tij, e në fund, i fut edhe një të larë këpucëve të zbardhura nga gëlqerja. Me sa duket i pëlqen plazhi dhe zhvishet me boksera për të shijuar ujin, në të cilin pak më parë lau kovën me gëlqere.

Veprime të tilla nuk mund të gjykohen, pasi në fund të fundit kemi të bëjmë me një qytetar të thjeshtë që i bie bretku në punë dhe kërkon pak qetësi, si gjithë të tjerët, ama nëse kjo gjë bëhet në mes të verës, kur plazhi është i mbipopulluar, problemi me ujin do të jetë shumë më i madh, për të mos përmendur pastaj imazhin negativ, problemet shëndetësore dhe me lëkurën që mund t’u shfaqen më të vegjëlve si dhe largimin e turistëve.

Të paktën për sot e kënaqe shpirtin e trupin në det xhaxhi! Herën tjetër urojmë të gjejë një vend më të përshtatshëm për të shpërlarë kovën.

loading...