Shkoi me pushime në Tajlandë, aksidentohet Roza Lati

Ka postuar shpesh foto në profilin e saj në Instagram nga Tajlanda, vendi ku po kalon pushimet por diçka duket se nuk i ka shkuar pas fijes.

Roza Lati u ka treguar fansave të saj në një video-live se ka fashuar dorën, por historinë se si e ka lënduar nuk e ka bërë publike. Duket se është një lëndim i lehtë pasi në fotot e reja që ajo ka publikuar duket në formë.

Komentet nën foto kanë qenë të shumta dhe kuriozët mbi historinë nuk e kanë marrë përgjigjen e dëshiruar. Për më shumë, i mbetet asaj të vendosë nëse do të flasë mbi këtë çështje.