Shkodrani ka një hall të madh: E dashura më tha se do shkonte të pastronte të shtëpia e pronarit, por..


Rastet e tradhtisë në çift po shtohen dita-ditës e përballë këtij fakti çdokush fillon e ndjehet i dorëzuar.
Nuk ka rëndësi në çfarë vendi je apo nga je, dashuria që kemi ndaj partnerit ndonjëherë nuk mjafton që ta pengojë atë të na tradhtojë.

Një rast tipik i ka ndodhur një të riu nga Shkodra i cili jeton prej disa kohësh me të dashurën e tij në Greqi. Ja çfarë shkroi ai për JOQ, duke kërkuar edhe një mendim nga djem dhe vajza.

“Jam një emigrant shqiptar në Athinë dhe ju lutem dua të marr mendimin e shumë djemve dhe vajzave shqiptare për atë çfarë më ka ndodhur. Një natë më erdhi e dashura në shtëpi ashtu si përherë, por këtë radhë në mëngjes kur u zgjua të ikte më tha se do të shkonte te shtëpia e pronarit të saj se kishte për të hekurosur disa rroba.

E pyeta nëse pronari ka grua dhe më tha jo është ndarë nga gruaja dhe kur po vishej nxorri nga çanta një palë mbathje të tjera që i kishte marrë me vete, gjë që nuk e kishte bërë kurrë më parë. Më bëri shumë përshtypje, por nuk i thashë asgjë. Iku dhe e marr në telefon pas dy orësh dhe e pyes se çfarë po bën dhe më tha se sapo kishte shkuar te shtëpia e pronarit dhe po hekuroste. Në rregull i them dhe e mbyll telefonin, e marr prapë pas 10 minutash 2 herë dhe nuk ma hap, por më pas e hapi dhe më tha se nuk mund ta hapte më parë pasi kishte pronarin.

Por kurrsesi nuk mund të pranohet kjo pasi te pronari këtë rast ishte për ta ndihmuar se në fakt puna e saj është të punojë në Fastfood. I thashë të hapte kamerën dhe e marr me messenger me kamera diku të 5-6 herë dhe nuk ma hapi. Pas 2-3 orësh më shkruan dhe më thotë zemër tani mbarova punë. Ju lutem më thoni ju, a ka mundësi që ajo atë ditë të mos ketë shkuar me pronarin?”