Shkodran Mustafi, “Lahmi” i ri i Gjermanisë

Kapiteni i kombëtares gjermane, Philipp Lahm, dje ka shokuar gjithë botën e futbollit duke njoftuar pensionimin nga kombëtarja kampione e botës.

Mbrojtësi i Bayern Munchen ka disa vite që ishte një lider i padiskutuar i kësaj kombëtare, ai i njëjtë ishte edhe në botërorin e Brazilit, ku gjermanët fituan Kupën e Botës duke mposhtur në finale Argjentinën.

Pas largimit të Lahm, mediat në Gjermani kanë filluar të shkruajnë se kush mund të jetë zëvendësuesi ideal i kapitenit në mbrojtje, ata kanë propozuar disa emra, e në mesin e tyre është edhe mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi.
Këta janë futbollistët që po konsiderohen zëvendësues potencial të Philipp Lahm: Jerome Boateng, Kevin Grosskreutz, Shkodran Mustafi, Benedikt Howedes, Sebastian Jung dhe Lars Bender.