Shkodër, shpërngulen 140 familje(video)

5

Shtabi i Emergjencave i ngritur në Shkodër njofton se mbrëmjen e të enjtes shkarkimet në Vaun e Dejës kanë arritur në 2400 metër kub ujë për sekondë. 

Per pasoje në Bashkinë Shkodër janë përmbytur 200 hektarë tokë, në zonën Bahçallëk, Ajasëm, Lagjen Mark Lulaj, Pedonale, duke izoluar rreth 60 shtëpi banimi dhe objekte.

Në Komunen Ana Malit u përmbyten rreth 1800 hektarë, duke izoluar nga uji rreth 161 shtëpi në fshatin Obot, 19 shtëpi në fshatin Gorricë duke izoluar nga uji rreth 11 shtëpi në fshatin Muriqan. Në Komunën Guri i Zi u përmbyten rreth 800 hektarë tokë, duke izoluar nga uji rreth 20 shtëpi në fshatin Rrenc, 20 shtëpi në fshatin Kasape. Në Komunën Berdicë u përmbyten rreth 500 hektarë tokë, dukë u izoluar nga uji rreth 55 shtëpi.
Gjithsejt nga informacionet paraprake kemi rreth 4900 hektarë tokë të përmbytur rreth 315 shtëpi të izoluara nga uji ndersa  jane dhe rreth 30 shtepi te permbytura.

Jane krijuar  probleme edhe të furnizimit me energji elektrike në fidrin numër 15 i cili furnizon fshatin Bardhaj dhe komunën Postribë për shkak të këputjes së linjës se tensionit te larte në shtratin e Lumit Kir. Gjithsej jane evakuuar 140 familje, 20 ne Ajasëm, 55 ne Bërdicë, 20 ne Bahçallek dhe 45 ne fshatin Kuç. Aktualisht reshjet e shiut kane pushuar dhe nga Vau i Dejes eshte ulur intensiteti i shkarkimit ne disa zona uji ka nisur te terhiqet.

Kreu i Emergjencave flet për gjendjen

Në Shkodër ndodhen zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe drejtori i Emergjencave Civile Alfred Olli, i cili në një intervistë telefonikë për Top Channel bëri me dije se situata ka qenë e keqe gjatë një dite më parë, sidomos në pjesën e pasdites, ndërsa gjatë të premtes, situata është pozitive dhe është përmirësuar ndjeshëm.

“Nuk ka asnjë komunë ose rrugë lidhëse të komunave me akset nacionale të bllokuar. Nuk ka probleme që mund të kërcënojnë jetën e njerëzve ose të pronës publike apo private”, tha Olli. Sipas kreu të Emergjencave situata duket e stabilizuar, por vëmendja ka qenë e përqendruar në komunat e Anës së Malit, Bërdicë dhe Gur të Zi. Olli sqaron se ndryshe nga pretendimet e banorëve se nuk janë paralajmëruar nga askush për situatën e përmbytjeve, zyrtarët përgjegjës të këtyre zonave janë njoftuar për përkeqësimin e situatës.

“Në orën 7.30 minuta të një ditë me parë është bërë lajmërimi konform rregullores të KESH, janë lajmëruar kryetarët e njësive vendore dhe zyrtarët. Evakuimi i banorëve ka ndodhur në orët e vona të pasdites, për shkak të rritjes së madhe të sasive të reshjeve. Ka patur evakuime në zonën e Bahçallëkut, Ajasëm dhe në Komunën e Gurit të Zi. Sot banorët po rikthehen në banesat e tyre sepse gjendja është përmirësuar ndjeshëm”, njoftoi Olli.

Lumenjtë në pikën kritike

 

Prurjet dhe hapja e portave te hidrocentraleve ka rritur ne piken kritike nivelin e lumenjeve Drin dhe Mat qe derdhen ne bregdetin e Lezhes.

Në shumë zona të Lezhës ujrat kanë përmbytur tokat, por pavarësisht rritjes se nivelit sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Bordit të Kullimit, por edhe sipas një informacioni të dhënë nga specialisti i Emergjencave Civile pranë prefekturës Ndek Mhillaj ka ujra në siperfaqë por që nuk konsiderohen përmbytje pasi ka pasur nivel të lartë reshjesh.

Deri me tani nuk ka patur problem me hidrovoret pervec nje mungese disa oreshe te energjise ne hidrovorin e ishull Shengjinit. Nderkohe prurjet ne lumin Mat kane shkuar ne piken kritike, ndersa Lumi Fan i vogel rrezikon nje nenstacion elektrik ne Mirdite. Problematike shfaqet situata ne zonen nga ura e Matit e deri ne grykederdhje ne det. Shume toka qe ndodhet perreth lumit ne kete zone jane permbytur.

Vjosa po përmbyt   

 

Mëngjesin e të premtes 15 banesa në komunën Novosele u gdhinë të përmbytura, si pasoje e prurjeve shumë të medha të lumit Vjosa dhe situata po përkeqesohet nga shtimi i prurjeve.

Niveli i shtratit të lumit është rritur ndjehsëm, mbi 7 metra mbi nivelin e detit. Në total janë 1500 hektarë të përmbtyra në zonën e komunës Novoselë, ku 500 hektare i ka përmbytur lumi Vjosë, dhe 1000 ha janë përmbytur nga deti. Drejtuesit e komunes thone se situate po perkeqesohet dhe parashikohet qe fshati Poro dhe hapesira te fshatit Bishan te jene nen uje.

Ndërkohë problematike jane argjinaturat, të cilat si pasojë e prurjeve janë dëmtuar. Problematike eshte situate ne qarkun e Fierit. Vershimi i Vjoses ka permbytur 300 hektare dhe banesa ne komunat Kutë, Cakran dhe Frakull jane rrethuar nga uji. Ne fshatin Kashishte komuna Frakull nje lagje e tere kercenohet sepse ndodhet prane brigjeve te lumit qe po grryejne me shume shpejtesi token.

Nderkohe ujesjellesi i qytetit të Fierit ka dale jashte funksionit. Ne Kafaraj ku ndodhen pompat e ketij ujesjellesi uji ka vershuar duke permbytur gjithcka. Situata eshte e renduar dhe parashikohen deme per shkak se niveli i lumit Vjosda eshte duke u rritur ndjeshem.

Përmbytja e fundit nga lumi Vjosë ndodhi në vitin 2010, ku u përmbyten dhjetra banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore.

Situata është e rënduar edhe në Lezhe. Lumi i Matit është në pike kritike, ndersa Fani i Vogel rrezikon nenstacionin e Mirdites

Elbasan-Gramsh, bllokime nga reshjet

Situatë e rëndë është krijuar prej sasisë të lartë të reshjeve të orëve të fundit në rrugën nacionale Elbasan-Gramsh.

Prurjet e shumta te lumit Devoll e kane bere kete rruge te pakalueshme per te gjitha llojet e mjeteve.Ujerat e lumit kane mbuluar uren e Shushices dhe nga te dyja anet nuk mund te kryhet asnje levizje. Niveli i ujit mbi ure i kalon 70 centimetra, duke e bere te pamundur kalimin edhe te mjeteve te larta.

Policia e cila ka shkuar ne vendngjarje po sigurohet qe asnje mjet te mos kaloje ne kete ure qe tashme eshte e zhytur e gjitha ne ujerat e lumit Devoll. Sipas banoreve te zones nje situate e tille perseritet sa here ka reshje te dendura shiu dhe diga nuk perballon fluksion e prurjeve.(tch)