“Shko moj gocë, gjej ndonjë çun të ri”, deputeti habit me përgjigjen ndaj gazetares

Këto ditë të para të parlamentit ndoshta nuk kanë qenë shumë produktive në debat apo në vendime, por pa dyshim ajo që binte në sy ishin veshjet e deputetëve të rinj dhe të vjetër, zonjat dhe zotërinjtë.Dhe kjo nuk kishte si t’i shpëtonte publikut apo edhe gazetarëve, kështu gazetarja e emisionit “Stop” ka realizuar një klip ironik dhe thumbues për deputetët, ku i ngacmon për veshjet e shtrenjta.“Intervista” nis me Albana Vokshin që komplimentohet për fustani dhe deri tek Sadri Abazi që i sugjeron gazetares të gjejë një çun më të ri.Fjalët shpotitëse të deputetëve ndoshta nuk i bëjnë më askujt përshtypje, por ndoshta këta të fundit do bënin mirë që as kohë sa i kushtojnë gardërobës t’i kushtoni edhe problemeve të secilit vend që përfaqësojnë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Shikoni videon me poshte

Video