Shkëndije Mujaj kontratë milionëshe me një kompani diamantesh (Foto)

shkendije-mujaj_1473191698-7574951
Këngëtarja dhe bukuroshja Shkëndije Mujaj ka nënshkruar një kontratë milionëshe me një kompani diamantesh.

Burimet të Express thonë se Shkëndija e ka pranuar ofertën e një kompanie që t’ja reklamojë për një vit diamantet e saj.

Shkëndija, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, pritet që në diamante të vishet shumë shpejt.

Bëhet e ditur që ajo nga kjo kontratë do të përfitojë 950 mij dollarë, ndërkaq si dhuratë do të fitojë një komplet të një seti argjendarie që do të kushtojë 350 mijë dollarë.

Për këtë marrëveshje këngëtarja pritet që të jep detaje shumë shpejt nëpër media.
shkendije-mujaj1_1473191687-857189