Shkëndija përforcohet me një lojtar kroat

loading...

lovre-cirjak

loading...
Futbollisti Lovre Çirjak (1991) nga skuadra e ligës së parë kroate NK Zadar, është përforcimi i parë i skuadrës tetovare. Bëhet fjalë për një sulmues cilësor i cili ka dalë nga shkolla e njohur e futbollit Dinamo të Zagrebit në të cilën ekip ka kaluar në të gjitha kategoritë. 21 vjeçari ka disa ditë që po testohet tek Shkëndija nga ana e trajnerit Artim Shaqiri, ndërkohë që ai u shpreh i kënaqur me mikpritjen që ia kanë bërë, transmeton Portalb.

“Në Tetovë me ka sjell menaxheri Nafo Rexhepi dhe këtu ndihem mjaftë mirë, Shpresojë se me angazhim maksimal dhe me përgatitje cilësore do të bëhet pjesë e formacionit më të mirë në ekipin kuqezi” pohoi Lovre Çirjak. Ndryshe, ai u shprehë mjaft i kënaqur me punën dhe atmosferën në ekipin e Shkëndijës dhe premtoi se do të dëshmon se nuk do të jetë investim i dështuar. “Kam dëgjuar për sukseset e mëdha të kësaj skuadre e sidomos për tifozët të cilët janë më të mirët në vend”, tha ai. Ekipi i Shkëndijës të dielën planifikon të zhvilloj ndeshjen e parë kontrolluese edhe atë në Strugë kundër ndonjë ekipi të ligës së parë të Kosovës. Në këtë takim pritet që trajneri Shaqiri të ketë një pasqyrë më të qartë të formacionit që i ka mbetur.

loading...