Shkëndija nga sezoni i ri synim titullin dhe Ligën e Kampionëve

Jetmir_bexheti-250x150

Presidenti Bexheti vlerëson se ekipi kishte mundur të arrijë më shumë në xhirot e kaluara, ndërsa pret që skuadra të tregojë potencialin e plotë deri në fund të sezonit.

Kur kanë kaluar 7-të xhiro të gjysmësezonit pranveror dhe në po aq ndeshje deri në mbyllje të sezonit të sivjetshëm garues në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, presidenti i KF Shkëndija, Jetmir Bexheti flet rreth skuadrës ‘kuqezi’. Rezultatet, përforcimet, referimi, publiku, ambiciet dhe planet për të ardhmen do të sqarohen në intervistën e mëposhtme me kryetarin e Shkëndijës.

Z. Bexheti, Shkëndija ka zhvilluar 7-të ndeshje në pranverë, në të cilat ka shënuar 4 fitore, 2 humbjë dhe një barazim. Sa jeni të kënaqur me këtë ecuri dhe a mundej ekipi të arrij më shumë?

Jetmir Bexheti: “Gjithsesi se tani më pasi ka kaluar gjysma e sezonit pranverors ne mund të bëjmë një rezyme të shkurtër të rrjedhave dhe nuk mund të them se kemi arritur maksimunin e mundshëm. Pas një përgatitje mjaftë profesionale, me një kuadër mjaft kualitativ, me siguri se kemi mundur të kemi edhe ndonjë fitore më shumë. Posaçërisht humbjet kundër Euromilkut dhe Bregallnicës janë mjaftë të dhimbshme dhe janë 6 pikë me të cilat ne kemi kalkuluar që në fillim. Por nuk duhet të harojmë se në dimër patëm shumë ndryshime, u larguan një numër i madh i lojtarëve dhe gjithashtu sollëm 8 përforcime të reja. Përkundër kualitetit të sjellur dhe përgatitjeve profesionale dimërore, formimi adekuat i një ekipi që funksionon mirë don kohë”.

Nëse krijojmë një tabele të ndeshjeve të zhvilluara në pranverë, Shkëndija me 13-të pikë do të mbante vendin e katërt. A janë këta rezultate të bollshme nëse i vëndojme në një vijë paralele me investimet dhe përforcimet e angazhuara?

Jetmir Bexheti: “Definitivisht jo. Ne këtë shumë qartë e kemi komunikuar intern me personat përgjegjës. Jemi shumë vetëkritik ndaj rezultateve të arritura. Të gjithë e dijnë përbrenda ekipit se duhet edhe më shumë punë dhe përkushtim. Nuk është vetëm punë fati, pasi fatin duhet ta kërkosh. Zoti i shpërblen ata që japin maksimumin, prandaj duhet edhe shumë punë për të arritur nivelin dhe rezultatet e dëshiruara. Nuk ka vend për justifikime dhe arsyetime”.

Humbja me Euromilkun dhe kjo e fundit me Bregallnicën, duke se përfundimisht largoi ekipin nga lufta për sigurim të një vendi që mundëson dalje në arenën ndërkombëtare. Është ky dështim për Shkëndijën, apo prej fillimi kryesia ishte e vetëdishme se këtë sezon Evropa do jetë vështirë për tu kapur?

Jetmir Bexheti: “Së pari unë nuk kisha thënë se jemi larguar definitivisht nga mundësia për të arritur vendin e tretë. Janë edhe 21 pikë në ‘treg’. Derisa ekzistojnë mundësitë, sado që minimale të jenë, ne duhet të luftojmë për të realizuar qëllimin tonë. Fryma sportive na obligon për një qasje të tillë, pastaj u’a kemi borxh këtë të gjithëve, duke filluar nga pronari, z. Destani, deri te gjithë tifozeria e Shkëndijës dhe së fundmi edhe vetvetes. Kush mendon ndryshe do t’a kisha larguar menjëherë prej radhëve tona. Por ne jemi gjithashtu real, nuk ëndërojmë me sy të hapur. Jemi shumë të vetëdishëm se e kemi përkeqësuar mjaft mundësinë shumë të dëshiruar, shanset janë shumë më të vogla se sa para ndeshjes me Bregallnicën. Por si që e ceka më herët, shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe në fund do të shohim ku do të arrimë. Thjesht dhe qartë, çdo ndeshje e ardhshme duhet të fitohet që të kemi një shans të vogël për vendin e tretë, por njëkohësisht do të jemi të varur edhe prej rezultateve të ekipeve tjera”.

Sa jeni të kënaqur me performansën e futbollistëve të angazhuar në merkaton e janarit?

Jetmir Bexheti: “Mendoj se në janar kemi bërë një merkato shumë të mirë, kemi sjellë mjaft kualitet. Këtu menaxhmenti jonë ka bërë punë shumë të madhe. Cilit do t’i shkonte mendja para janarit se në Maqedoni dhe në Tetovë do të vinte një Miliev, Vruçina, Mustafi apo Kurtishi, ose se do të marrim nga klubet tjera të Maqedonisë e Zhuniorin, Imerin…. Sa i përket performansës së përforcimeve mendoj se akoma nuk kanë arritur maksimumin e tyre. Kjo ndodh për arsye të ndryshme. Procesi i adaptimit është diçka që nuk mund të planifikohet deri në fund. Mirëpo të gjithë janë në rrugë të mirë, kanë edhe plot rezerva dhe kjo na bën edhe më optimistë. Kombinimi i të gjithë ketyrë që përmednëm më lartë me futbollistët që prej fillimi ishin në ekip si Pollozhani, Jovanovski dhe Cuculi, si dhe një grup talentësh të rinjë me perspektivë të shkëlqyer, na bën një ekip mjaft kualitativ. Por, si që përmenda më lartë, si ekip në përgjithsi akoma nuk funksionojnë të gjithë mekanizmat e dëshiruara, thjesht është çështje kohe, jo mungesë kualiteti”.

Në ndeshjen e fundit me Bregallnicën, analizat e video-materialit tregojnë shumë gabime të arbitrave në dëm të Shkëndijës. Si e vlerësoni këtë dhe referimin në përgjithësi?

Jetmir Bexheti: “Sa i përket refererimit në përgjithësi, ne mundemi dhe duhet patjetër të jemi të kënaqur me referimin e treguar. Nuk duhet të harojmë se edhe arbitrat janë njerëz dhe unë personalisht kam respekt të madh për punën që ata bëjnë. Brenda një kohë shumë të shkurtër duhet të sjellin vendime për të cilat ne si tifozë edhe 4-5 përsëritje të skenave duhet t’i shikojmë për të marrë vendimin e duhur. Prandaj edhe asnjëherë deri tani nuk jemi prononcuar negativisht. Megjithatë, sa i përket referimit të së dielës nga arbitri Stavrev jam shumë i dëshpëruar. Një arbitër me aq shumë eksperiencë, madje edhe ndërkombëtare, i vlerësuar shumë lartë viteve të fundit, nuk guxon të referojë në atë mënyrë. Nuk bëhet fjalë këtu për mos-përvojë apo mos-dije. Thjesht kemi të bëjmë me një referim të tillë të qëllimshëm dhe do kisha thënë mjaft skandaloz. Më së paku dy raste të pastërta penaltie, tolerime tej mase për zvaritje të lojës, sjellje mjaft provokative gjatë dhe pas ndeshjes. Më vjen keq që duhet të shprehem kështu, mirëpo qartazi të dielën arbitri e përmbushi misionin e dëshiruar. Assesi me këtë nuk dua të nënvlerësoj lojën dhe fitoren e Bregallnices, e cila ishte më se e merituar. Ndërsa, skuadra jonë posedon aq shumë kualitet sa që duheshte që në pjesën e parë të qartësojmë rezultatin për të mos lejuar që dikush të veprojë sipas skenareve të parapërgatitura. Pikërisht për këtë arsye bëmë edhe aq shumë investime në dimër. Në fund, mendoj se jam shumë i qartë në vlerësimin tim për referimin e së shtunës së kaluar, referim tejet skandaloz nga një arbitër me emblemën e FIFA-s, njëkohësisht edhe kolegët e tij ndërkombëtar do të jenë shumë falemenderues për video materialin e referimit të tij”.

Z. Bexheti, Shkëndija njihet si ekipi me më shumë tifozeri jo vetëm në Maqedonisë, ndoshta edhe më gjerë. Ekipi historikisht mbështetet si në teren vendas ashtu edhe në ndeshjet si mysafir dhe ky sezon nuk është përjashtim. Sa jeni të kënaqur me mbështetjen që ka ekipi nga publiku prej kur ‘Ecolog’ është në krye të Shkëndijës?

Jetmir Bexheti: “T’ju them të drejtën, nga njëra anë shumë i kënaqur, ndërkaq nga ana tjetër edhe shumë i zhgënjyer. I kënaqur me mënyren e mbështetjes së tyre jashta Tetovës, kanë qenë fenomenal deri tani, por edhe mjaft i zhgënjyer me mbështetjen e disa prej tyre në Tetovë. Si duket jo të gjithë e kanë kuptuar qartë mesazhin dhe misionin tonë. Të mbështesim maksimalisht ekipin tonë të zemrës, pasi kemi një projekt madhështor dhe afatgjatë. Presim të tregojmë respekt për ekipet mysafire, por jo t’i mbështesim më shumë kundërshtarët se sa ekipin tonë. Kur i duhen më shumë tifozët një ekipi? Atëherë kur për arsye të ndryshme loja nuk është në nivel, me brohoritje dhe mbështetje të pakompromis duhet t’ua ngremë moralin lojtarve! Jo t’i shajmë dhe ofendojmë vetëm pse kanë bërë një pasim të gabuar apo huqin një rast për të shënuar! Edhe fitoret edhe humbjet janë pjesë e lojës! Nëse ndonjëherë humbim, diçka që u ndodh edhe ekipeve më të fuqishme botërore, nuk duhet të fillojmë të gjuajmë me gjësende në terren, të shajmë, të pështyjmë gjithçka dhe çdo njërin që mendojmë se është fajtor. Sjellje të pahijshme për një qytet si Tetova, me mijëra student, me një sponsor aq të fuqishëm prapa. Prandaj edhe them se jam i zhgënjyer. Ne tani e tutje do të jemi shum më rrigoroz me tifoz të tillë, por do më gëzonte edhe sikur të fillojë një proces i vetëpastrimit në radhët e tifozëve tanë. Kush nuk e don dhe mbështet klubin me gjithë zemër, ata nuk e kanë vendin në tribuna! Mendoj se nuk kemi nevojë për të ashtu-quajtur tifozë, të cilët klubit i sjellin vetëm dëme dhe ulje reputacioni. Në fund më lejoni të potencoj edhe diçka në këtë drejtim, fanella e Shkëndijës sa është nder i madh, aq është edhe përgjegjësi e rëndë për tu mbajtur. Ne pretendojmë të zhvillojmë një akademi të fuqishme me lojtarë të cilët do të jenë produkt i akademisë tonë. Kemi lojtarë të rrinjë mjaft kualitativ, me kapacitet të madh zhvillimi, rezultatet e të cilëve me siguri se përcillen në ligën e juniorëve. Por, nëse lejojmë që ata lojtarë të luajnë me ekipin e parë, një gabim i vogël i tyre që është i patjetërsueshëm në kalitjen dhe zhvillimin e tyre të matutjeshëm do të shkaktonte reagime të këqija nga tribunat, sharje nga më të ndryshmet të cilat do të ndikonin vetëm negativisht tek lojtarët. Raste konkrete të kësaj natyre patëm mundësinë të shohim në ndeshjen e së dielës, kur ekipi nuk ishte në nivelin e dëshiruar. Çka bëjmë ne me këtë!? I djegim që në fillim këta djelmosha të talentuar! Prandaj, apeloj te të gjithë tifozët tanë, të kemi më shumë durim, të tregojmë dashurinë dhe mbështetjen e vërtetë si tifozë, të tregojmë të gjithë kush janë ‘Ballistët’ dhe tifozët e Shkëndijës. Të ngelim bashkë dhe të ndajmë së bashku të mirat dhe të këqijat, të mbështesim njëri tjetrin. Kjo është ajo që i duhet Shkëndijës tonë në rrugën drejt një klubi me format evropian”.

Kur kanë mbetur edhe 7 xhiro deri në fund të sezonit, cilat janë përcaktimet e Shkëndijës në këtë kampionat dhe a jeni duke menduar për sezonin e ardhshem kur padyshim pritjet do të jenë më të mëdha?

Jetmir Bexheti: ”Sa i përket sezonit aktual shumë gjëra i sqarova më lartë, kështu që nuk do kisha shtuar asgjë më tepër. Ndërsa sa i përket sezonit të ri, të jeni të sigurtë se do të kemi ekip edhe më të fuqishëm se tani. Dihen pretendimet e Shkëndijës aktuale, dihet dëshira e sponsorit dhe pronarit tonë z. Destani, por edhe e gjithë tifozerisë tonë. Tituj dhe kualifikime në arenën ndërkombëtare, obsione tjera nuk ka! Prandaj, nga njëra anë pjesa më e madhe e kuadrit do të ngelë bashkë, nuk pretendojmë ndryshime të shumta si ato të dimrit, kur ndryshimet ishin një domosdoshmëri. Ndërsa nga ana tjetër, jemi në një proces të analizave permanete me udhëheqësit sportiv duke analizuar qartë nevojen e pozitave ku duhet të bëhen përforcimet e nevojshme. Tanimë menaxhmenti jonë veçse ka filluar të kryejë punët e tyre në këtë drejtim dhe nëse ju kujtohet merkatoja e janarit, në momentin e caktuar, kur të jemi gati për vendime përfundimtare do t’i komunikojmë për publikun me shumë dëshirë. Por, vetëm atëherë dhe jo falë shpekulimeve që do të bëhen në ndërkohë. Një gjë është e sigurtë, falë bazamentit të vendosur në vitin e parë, ka një numër të madh të lojtarëve tejet kualitativ që me shumë dëshirë do të ishin pjesë e jona, por edhe duke mos anashkaluar punën e repartit të junioreve. Përzierja e shëndoshë në kualitet, përvojë dhe moshë është çelësi i sukseseve aq shumë të dëshiruara”./kfshkendija.com