Shkëndija në udhëkryq ?

loading...

Shkendija_512639565

loading...
Erëra të këqija fryjnë këto ditë për Shkëndijën e Tetovës, që po përjeton momente të vështira në aspektin organizativ. Skuadra që dy vite më parë fitoi titullin e kampionit dhe Super Kupën e Maqedonisë, ekipi që dy vite me rradhë përfaqëson Maqedoninë në Kupat Evropiane, tani punon në kushte katastrofale, pa pjesën më të madhe të futbollistëve që në vjeshtë mbronin ngjyrat ‘kuqezi’ dhe me paqartësi rreth të ardhmes. “Për kushtet si janë e shihni edhe vetë se si janë. Është e vërtetë se kemi mungesë të disa lojtarëve, një numër të konsiderueshëm të lojtarëve të cilët ishin në ekipin e parë. Por ne nuk kemi ndërprerë përgatitjet, sepse ishte faza e parë që ekipi duhet ta kalon. Ishte një mungesë e madhe për ekipin gjatë fazës përgatitore të verës, kështu që ishim të detyruar që mos e ndërpresim këtë dhe të fillojmë prej ditës së parë. Si që thash kemi mungesë të disa lojtarëve dhe me disa problem që ndodhin në klub, ne jemi prap duke parë profesionin tonë, duke punuar deri në maksimum. Shpresoj që së shpejti të zgjidhen këto probleme që ndodhin, probleme administrative rreth sponsorëve, se a do të vijë dikush apo jo, a është kryesia e vjetër ose jo? Më së miri te merni informata në zyrën e klubit, sepse puna jonë është në teren”, u shpreh trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri. Por pasi në zyrat e klubit nuk ishte askush për të sqaruar situatën, trajneri Shaqiri përshkruajti gjendjen momentale të funksionimit të krenarisë së shqiptarëve në Maqedoni, Shkëndijës. 

 

“Për momentin ne jemi vetë, sepse na treguan se kryesia e vjetër është dorëhjekur. Por si që e dini edhe vetë në shtyp nuk ka dalë diçka konkrete se janë dorëhjekur. Unë nga shtypi lexova se kryetari ka thënë se jemi ende në kryesi. Shpresoj që për të mirën e klubit të gjendet një zgjedhje sa më shpejtë, që të vazhdojmë aty ku kemi mbetur. Të përgatisim ekipin për gjysmëfinalen e Kupës dhe për kampionatin e ardhshëm që e kemi përpara.” Por nëse situata së shpejti nuk ndryshon për së miri, mbetet enigmë se sa do të mund të durohet në kushte të këtilla. “Jo vetëm unë, por askush nuk mund të duron kështu, sepse së pari kur nuk janë lojtarët, futbollistët nuk janë të kënaqur nuk mund të bësh stërvitje, e as përgatitje. Prishet atmosfera, vetëm mund të ketë përçarje dhe zënka në ekip. Nuk do ta lejojmë që të vijë deri aty. Jemi bashkë gati çdo ditë dhe mundohemi në maksimum që t’i mbajmë në harmoni, mos ngritet tensioni te futbollistët, sepse nuk është situata për momentin. Shpresoj që javën e ardhshme të rregullohen këta gjëra, sepse Shkëndija nuk e ka vendin në këtë situatë që është. Shkëndija është një ekip shumë i madh dhe gjithnjë ka patur përkrahjen e njerzve, sidomos tifozëve dhe shpresoj që edhe kësaj rradhe të dalim nga kjo krizë dhe do të bëhet shumë më mirë se sa që është për momentin”, tha strugani. Dhe deri sa tetovarët kanë obligim moral të jenë pranë Shkëndijës në kushte të vështira, është interesant që trajneri Shaqiri ende nuk vendos të braktisë klubin tetovar. “Së pari unë kam një kontratë njëvjeçare me klubin dhe jam i detyruar dhe obliguar që ta respektoj kontratën, pa marrë parasysh kushtet të cilat janë. Sa do zgjasë kjo nuk e di, sepse krejt varet nga rrethanat, varet nga situata që do të jetë javën e ardhshme, kryesia e re ose e vjetër çka do të vendosin. Puna me futbollistët për një periudhë prej pesë muajve, mjaft korrekte. Kam punuar shumë, kam pasur respekt dhe sidomos kur je i lidhur me futbollin nuk është edhe aq lehtë të largohesh. Edhe pse kam kaluar shumë pak kohë në Shkëndijë si futbollist. Tash fillova edhe si trajner dhe unë do ta respektoj kontratën time deri në fund”, përfundoi trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri.

loading...