Shkëndija në kërkim të një sponzori të ri

nuriman

Lajmi më i përfolur të premten në Tetovë ishte largimi i drejtuesve të Shkëndijës në krye me kryetarin Nuriman Shaqiri. Ndërkohë që muhabetet pse ata qenkan larguar është pamundësia e tyre që ti dalin zot borxheve ndaj futbollistëve. Se a janë këto informacione të sakta gazeta “Zhurnal Plus” e ka kontaktuar kryetarin Shaqiri dhe i njëjti konfirmoi se gjithçka që ka dal në publik është një spekulim.

“Nuk di unë asgjë rreth kësaj çështje, s’jam në rrjedha. Por një e di se unë s’kam dhënë dorëheqje”, deklaroi dukshëm i frustruar Nuriman Shaqiri. Nga ana tjetër, gazeta “Zhurnal Plus” mëson se për të dal ekipi tetovar nga kriza financiare, po shikohet që të gjinden sponsor të ri. Kështu sipas burime tona jozyrtare mësohet se për klubin janë të interesuar disa kompania të njohura nga vendi dhe jashtë saj. Ndryshe, skuadra e Shkëndijës përgatitjet i ka filluar nga e diela, por ditëve të fundit po ndodh diçka tek stafi drejtues dhe tani në pritje të zgjidhjes të këtij problemi ekipi vazhdon më seancat e rregullta stërvitore por pa futbollistët Ardian Cuculi, Izair Eminit, Trajçe Nikov, Muzafer Ejupi dhe të larguarit Ertan Hasan dhe Ertan Demiri. Ekipi nën drejtimin të trajnerit Artim Shaqiri po punon në objekt të mbyllur për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

“Fazën e parë të përgatitjeve e zhvillojmë në Tetovë, kurse faza e dytë priteshe që të vazhdohet në Bullgari. Ajo e fundit pritet të zhvillohet në Antali por duke pasur parasysh ndodhitë që ndodhën tani siç duket ka ndryshime. Tani presim se si do të rrjedhin punët dhe ditëve në vijim do të vendosim për fazën e dytë”, tha Shaqiri i cili shpreson se me angazhimin e sponsorit të ri gjendja në ekip do të normalizohet dhe fazat përgatitore do të zhvillohen ashtu siç janë hartuar nga stafi teknik. Por në ekipin kuqezi përpos ndodhive të papritura atmosfera siç thotë kapiteni Muhamed Useini është e mirë. “ Seancat stërvitore janë duke u zhvilluar në palestër të mbyllur pasi janë kushte e vështira klimatike. Këtu do të punojmë 2 ditë, pastaj do të vazhdojmë në teren të hapur. Atmosfera në ekipi është në nivelin e duhur ndaj edhe shpresoj se do të kemi përgatitje cilësore”.