Shkëndija humb derbin lokal me Renovën

loading...

shkendija_renova_3

loading...
Sot në stadiumin e qytetit të Tetovës u zhvilluar derbi lokal mes skuadrës së Shkëndijës dhe Renovës. Ndeshje kjo e vlefshme për javën e 19 të kampionatit të Maqedonisë në futboll. Ndeshja përfundoi në favor të skuadrës së Renovës e cila me rezultat 2-1 arriti të mposht skuadrën e Shkëndijës. Golat për Renovën i shënuan M.Idrizi në minutën e 26 dhe S.Pandev në minutën e 83, derisa për skuadrën e Shkëndijës realizoi A.Sakiri në minutën e 57 të ndeshjes. Me këtë rezultat skuadra e Renovës ngjitet në pozitën e 8 me 24 pik derisa skuadra e Shkëndijës qëndron në pozitën e 5 me 29 pik të grumbulluara./Shqipmedia

loading...