Shkëndija, fitore bindëse ndaj Napredokut – VIDEO

loading...

cover1-250x150

loading...
Shkëndija ka mundur Napredokun më rezultat të thellë 4:0 në takimin e vlefshmë për xhiorn e 29-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. ‘Kuqezinjtë’ me meritë morën fitore bindëse përballë skuadrës kërçovare në një duel me aromë juniorësh. I riu Shpend Asani debutoi me gol në fanellën ‘kuqezi’, ndërsa me lojë të mirë në fraksionin e dytë u dallua edhe Erblin Shaqiri që në disa raste sillte kombinime të mira me Asanin dhe Demir Imerin, gjithashtu të inkuadruar në lojë në pjesën e dytë. Përkundër faktit se Napredoku tani më ka humbur statusin në Ligën e Parë, Shkëndija nuk nënçmoi në asnjë moment kundërshtarin dhe nisi ndeshjen e orientuar në sulm, por me aksione që ndërtoheshin me durim, pa insistuar në gol të shpejtë. Miqtë kishin kanosjen e parë kur Jovanovski pret pa problem tentimin e Ballazhit nga gjuajtja e lirë, ndërsa në anën tjetër dy mundësi për bullgarin Miliev, pas dy harkimeve nga këndi. Me kalimin e kohës Shkëndija përforconte sulmet dhe pas disa kanosjeve të njëpasnjëshme ndryshimi vjen në minutën e 30-të kur Bojan Vruçina realizon për 1:0. ‘Kuqezinjtë’ vazhduan të sulmojnë dhe Useini solli një goditje të fuqishme që ndalet për mrekulli nga Zerdesi, ndërsa pak sekonda më vonë mysafirët mbesin me një futbollist më pak në fushë, kur Taleski përjashtohet nga loja me karton të kuq pas dy të verdhëve. Në fillim të pjesës së dytë trajneri Duro në lojë inkuadroi Demir Imerin në vend të Bunjamin Shabanit, ndërsa kërçоvari menjëherë tregoi se është i disponuar për lojë. Minuta e 51 solli ovacione të mëdha në tribuna kur Muhamed Useini shënon gol spektakolar me goditje të fuqishme nga distanca, duke çuar rezultatin në 2:0. Kjo bëri që trajneri Duro t’i lejojë vetes që në lojë të inkuadrojë dy futbollistë të rrinjë të Akademisë dhe anëtarë të ekipit të Juniorëve, Shpend Asanin dhe Erblin Shaqirin. Për të parin ky ishte debutim për ekipin e parë në një ndeshje zyrtare, ndërsa Shaqiri shijoi përballjen e dytë me ekipin e seniorëve. Dhe që të dy, së bashku me Demir Imerin ishin arsye që në tribuna të ndëgjohen ovacione, pasi pikërisht këta të rrinjë sillnin kombinime të sakta dhe aksione të mira. Goli i tretë erdhi në minutën e 71 pas një aksioni të mirë të Shkëndijës, ndërsa për mrekulli realizon Mensur Kurtishi. Vetëm pesë minuta më vonë moment historik për Shpend Asanin. Demir Imeri depërton në të majtë, lirohet nga mbrojtësi dhe harkon në anën tjetër të portës kur Asani me vole realizon për 4:0, duke shënuar golin e parë në fanellën ‘kuqezi’ që në ndeshjen debutuese. Deri në fund të ndeshjes Shkëndija administroi me sukses lojën, ndërsa argëtonte publikun me ole, ole, deri sa raste për të shënuar lëshuan Asani dhe Shaqiri. Në fund fitorja me meritë i takoi Shkëndijës, që rëmben triumfin e 3-të me rradhë, ndërsa kjo ishte fitorja e 6-të në 7-të ndeshjet e fundit. Përballja e rradhës do të jetë të shtunën, kur ‘kuqezinjtë’ do të jenë mysafirë të Gostivarit në kuadër të xhiros së 30-të.

Shkëndija – Napredoku 4:0 (1:0)

Stadiumi i Qytetit në Tetovë

Shikues: 3 000

Arbitër: Dalibor Gjorgjievski

Arbitra anësorë: Ilija Nedeski dhe Marjan Stojançevski
Delegat: Ivan Putilin

Golashënues: Vrucina 30’, Useini 51’, Kurtishi 71’, Asani 76’ (Shkëndija)

Kartona të verdhë: Cuculi (Shkëndija), ndërsa Taleski 2 (Napredoku)

Karton i kuq: Taleski 38’ (Napredoku).

Shkëndija: Jovanovski, Belica, Cuculi, Fazliu (Shaqiri 74’), Vruçina (Asani 56’) , Kurtishi, Shabani (Imeri 46’), Useini, Bejtullai, Selmani, Miliev.

Napredoku: Zerdeski, Taleski, K. Stepanovski, Ballazhi, Vrencoski (Mihajlloski 67’), Zeqiri, Asani, Dukov (Reçkoski 45’), M. Stepanovski, Konjarski (Llazarevski 82’), Veljanovski.

loading...