Shkëndija fiton ndaj Dritës së Bogovinës

Shkendija

Sot u zhvilluan ndeshjet e javës së 21 të ligës së parë në futboll të Maqedonisë. Në stadiumin e qytetit u zhvillua ndeshja mes dy skuadrave shqiptare Shkëndija – Drita, e cila përfundoi me rezultat 2-1 në favor të kuqezinjëve. Në pjesën e parë më saktësisht në minutën e 11′ realizoi A.Cuculi për kuqezinjtë derisa në minutën e 39′ erdhi barazimi nga G.Stankovski. Me rezultat të barabartë skuadrat e mbyllën pjesën e parë, derisa në pjesën e dytë golin e tre-pikëshit për Shkëndijën e shënoi M.Huseini në minutën e 62′. Me këtë fitore skuadra e Shkëndijës vazhdon të mbajë pozitën e 5 në tabelë me 32 pikë të grumbulluara, derisa Drita vazhdon të gjendet në zonën e ftohtë më saktësisht në pozitën e 10 me 24 pik të grumbulluara./Shqipmedia