Shkëndija Boks “goditi rëndë” kundërshtarët

rsz_28_nentori_12

Tetova nikoqire e javes së dytë të kampionatit shtetëror në boks ku:

Drejtuesit e KB SHKËNDIJA BOKS janë duke realizuar një punë të shkëlqyer duke promovuar në qytetin e Tetovës edhe një lëmi tjetër sportive ,atë të boksit. Funksionimi I kësaj organizate u ka dhënë stimul të rinjëve që një ditë mund të arrin suksese të mëdha duke u promovuar si boksier të një niveli të lartë të cilët mund të prekin edhe majat e suksesit që ofron ky sport.
Turneu që u mbajt në Tetovë në kuadër të ligës së parë të Maqedonisë në Boks, mysafirë ishin gjithsejt 9 ekipe : KB SHKËNDIJA BOKS –TETOVË, K.B SHKUPI-SHKUP, FAJTER ILERI –KUMANOVË , BARGALA SHTIP,UNIVERZALCI-SHKUP, BRANITEL- MANASTIR,APERKAT-SHKUP, OHRID-OHRI,DHE AS-PRILEP. Duhet theksuar se gjithsej ishin në garë 32 boksier mirëpo jo të gjithë patën fatin të ngjiten në ring për arsye të mungesës së kundërshtarëve të kategorisë përkatëse që ishin disa prej tyre.
Që spektakli të jetë prezent që nga fillimi u përkujdesën organizatorët të cilët realizuan në planprogramin e tyre një duel paraprak ndërmjet dy boksierëve femra me çka dha sinjale se edhe gjinia “më e ëmbël “mund të shfaq shkathësitë në këtë sport në një të ardhme të afërt. Kryetari I KB SHKËNDIJA BOKS ,Jusuf Hashimi në një prononcim shfaqi kënaqësinë për frytin që po jep angazhimi I tij së bashku me kolegët në promovimin e këtij sporti: “ Një thënie popullore thotë kështu ‘ Për të korrur duhet së pari të mbjellësh’ , dhe ne me këtë angazhim që bëjmë pikërisht jemi duke vënë themelet e këtij sporti në Tetovë dhe ndjehem I kënaqur që puna jonë dalë ngadalë po jep edhe rezultatet e para me çka na jep një vullnet më të madh për të vazhduar rrugëtimin tonë fisnik duke ju ndihmuar të rinjëve të kenë folenë e tyre me çka do largohen edhe nga punët e dëmshme dhe do e ndjekin ëndrën e tyre”, përfundoi Hashimi.
Rezultati I këtij turneu erdhi si “shllagu mbi tortë” sepse boksierët e KB SHKËNDIJA BOKS dolën më të sukseshëm në duelet e tyre dhe tubuan gjithsejt 20 pikë me ç’rast u promovuan si fitues të këtij turneu madhështor. Në vazhdim ju sjellim edhe tabelën me rezultatet e arritura:
Kategoria (grupmosha)
Pesha 48kg SHPEND GAFURI(SH BOKS) –AKSOJ KERIMOV(BARG) 2-1
60KG NIKOLA ARSOVSKI(F.ILERI)-STOJANÇE STOJANOV (BARG)3-0
66KG MIGEL OSMANOVSKI(BRANITEL)- BOJAN ANGELOVSKI (BARG) 1-0 TKO-1
Juniorët
56KG JASIN LAMA(SHKUPI)-REXHEP JASHAROV(BARG) 1-2
60KG BESAR GARIPI (SH BOKS)-ADIL BAJRAMI (SHKUPI) 2-1
64KG LULZIM ISMAILI(SH BOKS)- VISAR JAHII (SHKUPI) 2-1, Kjo luft u shpall si lufta më e mirë e turneut.
75 kg KEJREMAN ALIA (SH BOKS)-GOCE JANESKI (APERKAT)1-2
Seniorët
75KG DIMITAR APOSTOLOSKI (APERK)-GORJAN SERBINOVSKI(BRANITEL)0-3
75 kg BOJAN RISTESKI (OHRID)-ADEM ADEMI(SH BOKS) 1-0 TKO
75 KG KRISTIJAN ANDREEV (UNIVER)-FILIP YDRAVEVSKI (AS) 3-0
81 KG DURAK KRASNIQI (SH BOKS)- BEJTULLA JAHII(SHKUPI)2-1
91KG ILÇE JONOSKI (OHRI)-MARTIN STOJÇESKI(BARGALA) 3-0

DELEGAT DUSHKO SAÇKARSKI,DOKTOR SULEJMAN EMINI.

RENDITJA TABELORE PAS XHIROS SË DYTË
Plasmani KLUBET E BOKSIT Pikët e tubuara
1 BARGALA-SHTIP 30
2 SHKËNDIA BOKS-TETOVË 24
3 SHKUPI-SHKUP 18
4 BRANITEL-MANASTIRI 12
5 FAJTER ILERI-KUMANOVË 12
6 OHRID-OHRI 10
7 APERKAT-SHKUP 10
8 UNIVERZALCI-SHKUP 8
9 PELBIT-MANASTIR 6
10 AS-PRILEP 2

BESNIK BEQIRI