Shkëndija barazon në miqësoren me Hajvalinë

shkendija

Në kushte kur në aspektin organizativ gjërat javë me rradhë ishin në ‘status quo’, ekipi i Shkëndijës i drejtuar nga trajneri Artim Shaqiri dhe ndihmësit e tij Husein Kadriu e Armend Elezi në asnjë moment nuk ndërprenë seancat stërvitore. Me shumë mungesa futbollistësh që të pakënaqur me situatën në klub nuk vazhduan përgatitjet, trajneri Shaqiri vazhdoi punën e tij dhe kaloi fazën e parë të grumbullimit të forcës fizike. Dhe deri sa në njërën anë paralajmërohet normalizimi i situatës, në anën tjetër ekipi ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese, pasi të dielën në Strugë u përball me Hajvalinë e Kosovës. Ndeshja u mbyll baraz 0:0, me Shkëndijën që kishte dominim në teren dhe në disa raste u kanos për të shënuar. “Kjo për neve ishte ndeshja e parë dhe mund të jem i kënaqur me atë që pash. Normal, dihet se ne kemi disa mungesa, ndërsa edhe situata ka ndikuar. Mirëpo pasi nuk kemi ndalur punën për asnjë çast, mendoj se ekipi u përgjigj mirë në këtë sfidë të parë, gjithsesi duke lënë shumë hapsirë për tu përmirësuar”, deklaroi trajneri Artim Shaqiri, pas ndeshjes me Hajvalinë duke shtuar se pret normalizim të situatës. “Ka paralajmërime për diçka të tillë dhe unë besoj së shpejti gjërat të hyjnë në binar. Nëse kjo ndodh këto ditë, unë jam optimist se shpjetë do të marrim veten dhe Shkëndija përsëri do jetë e gatshme që deri në fillim të kampionatit të përgatitet maksimalisht për sfidat e rradhës në gjysmësezonin pranveror, ku përveç kampionatit jemi në gjysmëfinale të Kupës dhe pretendojmë të fitojmë atë”, përfundoi Artim Shaqiri. Pas ndeshjes me Hajvalinë, ekipi i Shkëndijës është kthyer në Tetovë, ku do të vazhdojë përgatitjet dimërore, duke pritur lajm të mirë për stabilizim të klubit dhe hyrje të sponsorit të ri të paralajmëruar.

Shkëndija luajti më këtë formacion:

………………….Veli……………….

..Neziri….Pollozhani….Mishkovski…Cuculi.

..Selmani…..Huseini……Rexhepi…..Taipi.

…………..Shabani……Lovren………….

U inkuadruan: Karimani, Murati, Luma, Shaqiri, Xhemaili.

Shkëndija me sponsor të ri?

Duket se ankthit të Shkëndijës i ka ardhur fundi, pasi që burime të afërta me skuadrën ‘kuqezi’ raportojnë për hyrje të një sponsori të ri të fuqishëm në ekipin tetovar. Bëhet fjalë për biznesmen të fuqishëm nga Shqipëria, i cili është shprehur i gatshëm që të investojë në Shkëndijë, drejt krijmit të një ekipi të fortë dhe pretendent për tituj. Ndërkohë që në opinion u përhapën zëra se ish-nënkryetari Idriz Ibishi ka fituar procesin dhe së shpejti do të hyjë në skuadër, nga ana e kryesisë aktuale vlerësojnë këto si thashetheme dhe qëllime dashakeqe për destabilizimin e klubit, pikërisht në momentin kur është pranë sigurimit të sponsorit të ri dhe serioz. Përgjigja definitive do të mësohet brenda javës, kur edhe do të zgjiedhen shumë gjëra rreth të ardhmes së Shkëndijës. Nëse situata normalizohet, nuk përjashtohet mundësia e angazhimit të disa përforcimeve, si dhe daljes së ekipit jashta Tetvoës, për fazën e fundit të përgatitjeve.

Lovren dhe Shaqiri te Shkëndija?

Në ndeshjen me Hajvalinë në fanellën e Shkëndijës luajtën kroati Lovre Çirjak dhe strugani Ardit Shaqiri. I pari vjen nga Kroacia me ndërmjetësim të menaxherit Nafo Rexhepi dhe me shumë gjasa do të mbetet në Shkëndijë. E ndërkohë Ardit Shaqiri ditë më parë ndërpreu bashkëpunimin me Dritën e Bogovinës, ku luajti gjashtë muajt e fundit dhe këto ditë stërvitet me Shkëndijën. Edhe ai ka gjasa që të mbetet te ‘kuqezinjtë’, pasi që në ndeshjen me Hajvalinë tregoi se mund llogaritet në shërbimet e tij.

Tv Koha