Shkëndija ankohet për gjyqtarët – VIDEO

loading...

Në fillim të këtij reagimi duam të shprehim keqardhjen tonë që detyrohemi të meremi me një gjë të këtillë, që në fakt nuk bën pjesë fare në mënyrën e mendimit në KF Shkëndija. Larg asaj se nuk dijmë të pranojmë disfatën në teren, pasi të gjithë jemi të vetëdijshëm humbjet dhe fitoret janë pjesë e sportit. Mirëpo duke parë atë që ndodhi në takimin e xhiros ss 26-të ndërmjet Shkëndijës dhe Bregallnicës dhe duke analizuar më vonë edhe disa herë video materialin e kësaj përballje, vërtet mbesim skajshmërisht të indinjuar nga ‘shfaqja’ e atyre që në fakt duhet të tregojnë drejtësi.

Jemi të vetëdijshëm se ekipi nuk luajti në nivelin e ndeshjeve paraprake dhe për këtë ne bartim një pjesë të fajit, mirëpo njëkohësisht nuk mund dhe mos të reagojmë në ndarjen e drejtësisë. Për ne është e pakuptueshme se si arbitrat që bartin shenjën e FIFA-s, brenda 90-të minutave të bëjnë aq gabime dhe të referojnë aq njëanshëm duke ndikuar direkt në epilogun përfundimtar të përballjes dhe kjo na bën neve të dyshojmë në skenar të përgatitur paraprakisht. Ky reagim është përgatitur vetëm pasi është analizuar disa herë video materiali nga ndeshja e së shtunës dhe bazohet kryekëput në momente diskutabile të cilat argumentohen me material të bashkangjitur (video dhe foto). Nuk mund nga 3-4 raste të dyshimta për penalti, arbitri të paktën as një herë mos tregojë në pikën e bardhe edhe pse gjithmonë ishte vetëm disa metra pranë ‘ngjarjes’?! Si është e mundur që në arbitër me shenjën e FIFA-s të lejojë gjithë kohën zvaritjen e lojës nga futbollistët kundërshtar, të cilët ankoheshin në lëndime serioze, ndërsa vetëm pak më vonë vazhdonin lojën pa problem (në përjashtim të futbollistit Sashko Ristov që pësoi vërtet lëndim dhe si pasojë u largua nga loja). Arbitri kryesor Stavrev në shumë raste ende pa konsultuar futbollistët e ‘lënduar’ nëse kishin nevojë për ndihmë mjekësore, thëriste mjekët të futen në teren ku intervenonin për minuta të tërë dhe në asnjë rast nuk lejonin që futbollisti që ankohet në lëndim të nxiret jashta fushës me barrelë. Vonesat e vazhdueshme të degazhimit të topit nga ana e portierit të Bregallnicës janë storie në vete, të cilët dyshojmë nëse Stavrev do t’i lejonte në një ndeshje nën ombrellën e FIFA-s ose UEFA-s dhe njëkohësisht jemi në dyshim nëse do të brengosej nëse pamjet e kësaj ndeshje do të arrinin në instancat ndërkombëtare. Të shtojmë edhe atë se pas gjithë lëshimeve dhe epilogut final, Stavrev u përcoll në mënyrën më të mirë të mundshme për xhveshtore, ndërsa vetëm ai din se cila ishte arsyeja për sjelljen e tij aq të pakulturuar ndaj atyre që e paguajnë dhe e respektojnë. Gjithë kësaj duam t’i shtojmë dyshimet dhe gjërat që fliten tani më një kohë në opinion në lidhje me ndikimin politik te skuadra të caktuara, me të cilat ne si klub nuk duam të meremi por që në situata të këtilla ku jemi të ‘goditur’ në mënyrë direkte normal që ndjehemi të brengosur. Ne si klub kemi bërë ankesë zyrtare në FFM, me kërkesë që rasti të shqyrtohet nga komisioni përkatës prej ku presim dënim të merituar të treshes së arbitrave. Për këtë jemi të gatshëm që të kërkojmë ndihmë edhe nga instancat ndërkombëtare, amblemën e të cilëve e mbajnë arbitrat në fjalë. Ne jemi në Shkëndijë vetëm për të ndërtuar dhe për të zhvilluar lojën e futbollit, por ‘skenare’ të këtilla vështirë se do të lejojnë që të tjerë të vendosin të investojnë në sportin këtu në Maqedoni. Apelojmë që ky të jetë rasti i fundit me ndodhi të këtilla, të na lejohet pa pengesa të realizojmë planet tona, të cilat lidhen ngushte me zhvillimin e futbollit në Maqedoni dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me Shkëndijën por edhe më gjërë, thuhet në kumtesën e klubit.

loading...