Shkencëtarët zgjojnë njeriun që për 15 vjet qëndroi në koma…

Kishte pasur vetëm 20 vjet kur në vitin 2002 pësoi një aksident komunikacioni, pas këtij aksidenti mbeti i shtrirë, pa pasur asnjë reaksion.

Para disa muajve për rastin e tij janë interesuar ekspertët e Qendrës Nacionale të Francës për Kërkime Shkencore.

Ata filluan t’i lëshojnë impulse elektrike me fuqi të një miliamperi, në mënyrë që tashmë 35-vjeçari të hapë sytë.

Personi i rënë në koma ka nisur të lëvizë kokën, të hapë dhe të mbyllë sytë kur dikush i afrohet para fytyrës.

Deri te kjo kanë sjellë impulset e dobëta elektrike, të cilat i lëshohen përmes “nervus vagus”, një nga 12 çiftet e nervave të trurit.

Ky nerv luan rol edhe te zgjimi, rregullimi i stresit dhe disa studime kanë treguar se është i dobishëm edhe te njerëzit me epilepsi dhe depresion.

Mjekja Angela Sirigu dhe ekipi i saj rezultatet e këtij suksesi i kanë publikuar në revistën “Current Biology”.