Shkencetaret zbulojne nje forme te re te jetes ne Antarktide

Shkencëtarët rusë pretendojnë se kanë zbuluar një tip të ri të jetës bakteriale në ujërat e një liqeni të ngrirë në Antarktidë. Kërkuesit kanë studiuar mostrat e sjella nga Vostoku liqeni më i madh nën akuj në Antarktidë. Sipas BBC vitin e shkuar skuadra ka shpuar deri në 4 kilometra thellësi në akull për të arritur liqenin dhe për të marrë mostra. Vostok mendohet se është shkëputur nga sipërfaqja miliona vite më parë. Kjo ka rritur mundësinë që uji aty të përmbajë forma të jetës mikrobiale që janë të reja për shkencën. Liqeni Vostok është pak a shumë sa liqeni Bajkal në Siberi sa i përket sipërfaqes. Edhe SHBA pretendon se ka gjetur një formë të re jete në liqenin Whillans në Antarktidë por ky liqen ka qenë më pak i izoluar se Vostoku.