Shkencëtarët zbulojnë çfarë thotë forma e buzëve për ju

Shkencëtarët dhe fizionomistët konsiderojnë se buzët janë veçoria më e rëndësishme të cilave duhet t’u kushtojmë vëmendje kur provojmë të përcaktojmë karakterin e dikujt.

Ne i shprehim mendimet në mënyrë verbale dhe duke bërë kështu ne zbulojmë karakterin tonë dhe veçoritë psikologjike.

Më poshtë mund të lexoni se çfarë thotë forma e buzëve për ju:

Buzët e mëdha dhe të fryra

Nëse keni buzë të tilla, atëherë ka shumë gjasa që ju si fëmijë keni kaluar më shumë kohë duke i ushqyer kafshët e pastreha ose keni dashur gjithmonë që ta keni një kafshë në shtëpi. Ju keni një instinkt të fortë dhe një dëshirë të madhe për t’i mbrojtur të tjerët. Ju së pari mendoni për njerëzit e tjerë e pastaj në fund për vete. Njerëzit e tillë bëhen prindërit më të mirë, transmeton Gazeta Express.

Buza e lartë më e madhe se buza e poshtme

Një person që ka buzë të tilla, është thjeshtë një mbretëreshë e dramave. Këta persona janë të ndjeshëm, karizmatik, të dashur dhe i kushtojnë vëmendje vetes. Atyre thjeshtë ju pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes. Shakatë më të mira gjithmonë vijnë prej tyre.

Buza e poshtme më e madhe se buza e lartë

Pranojeni: thjeshtë nuk keni lindur për të punuar në zyre. Si mundet një njeri i tillë të rrijë ulur gjithë ditën kur ka gjëra shumë më interesante për të bërë? Njerëzit me buzë të tilla me të vërtetë dinë si të argëtohen. Njerëzit e tillë kanë gjithmonë nevojë për një jetë energjike, vende të reja për të vizituar dhe përshtypje të reja. Jeni kurioz, i shoqërueshëm dhe i hapur. Jeni ai lloj personi që mund t’i dërgojë njerëzit në aventura të reja në jetë.

Buzët e zakonshme

Njerëzit me buzë të tilla kanë jetë të balancuar dhe janë në gjendje të zgjidhin çdo detyrë që u jepet. Fuqia e tyre qëndron tek aftësia për t’i dëgjuar të tjerët. Ata i pranojnë kritikat dhe i trajtojnë mendimet e të tjerëve me respekt. T’i tërbosh këta njerëz është shumë e pamundur. Këtyre njerëzve iu pëlqen që të qeshin dhe të bëjnë shaka vazhdimisht, transmeton Gazeta Express.

Buzët e holla

Njerëzit me buzë të holla janë shpesh njerëz të cilët qëndrojnë vetëm. Thjeshtë ju pëlqen kështu. Nëse keni buzë të holla, atëherë ka shumë gjasa që të jeni një person i cili nuk ka absolutisht nevojë për shoqëri kur shkon të vizitojë ndonjë muze apo të shkojë në pushime. Por, pavarësisht kësaj, ju ndjeheni mjaft mirë në shtëpi dhe afër njerëzve që i doni. Shpejt mund të gjeni gjuhë të përbashkët me njerëz dhe i vlerësoni shumë njerëzit sipas veprimeve që i bëjnë, transmeton Gazeta Express.

Buzë me maje të mprehtë

Ky lloj personi është 100% kreativ. Një person me buzë të tilla zakonisht përfundon si një artist i talentuar ose këngëtar. Njerëzit me buzë të tilla kanë një kujtesë të fortë kur është fjala për t’i mbajtur në mend fytyrat dhe emrat, ata mbajnë kontakt me të gjithë njerëzit që i njohin dhe janë gjithmonë në dijeni të gjërave që ndodhin përreth tyre. Ata janë të shoqërueshëm dhe arrijnë rezultate të mira pothuajse në çdo punë që e bëjnë.

Buzë me maje rrumbullake

Nëse keni buzë të tilla, atëherë ka shumë gjasa që ju të jeni i ndjeshëm dhe i mirë. Ju mund të tërboheni lehtë dhe gjithmonë gjeni kohë për t’i ndihmuar të tjerët. T’i ndihmoni njerëzit në nevojë është ajo çfarë ju përshkruan më së miri.

Buzë pa maje

Njerëzit me buzë të tilla janë të përgjegjshëm shumë. Ata nuk e njohin fjalën “e pamundur” dhe afatet nuk i brengosin ata. Çdo gjë ata e bëjnë në kohë. Më të dashurit e tyre e dinë se mund të mbështeten në ta në çdo situatë. Ata janë ai lloj i njerëzve që thjeshtë vijnë dhe zgjidhin çdo problem.

Buzë të trasha por të vogla

Njerëzit me buzë të tilla prioritet kryesor në jetë i kanë ndjenjat e tyre. Nëse nuk kujdesen për veten, atëherë askush nuk do të kujdeset për ta – kjo është ajo çfarë ata mendojnë. Në fillim këta njerëz duken mendjemëdhenj, por sapo t’i njihni, do ta shihni se nuk është ashtu. Ata janë miq dhe njerëz të mirë. Këta njerëz nuk i vendosin kurrë interesat e tyre personale para të tjerëve. Por nuk e lëndojnë as veten.

Buza e lartë shumë e hollë

Njerëzit me buzë të tilla kanë cilësi lidershipi. Ata janë në gjendje t’i bindin lehtë të tjerët dhe dinë mirë si ta bëjnë këtë. Energjia e jetës së tyre duket sikur rrjedhë jashtë tyre. Suksesi i tyre është i garantuar, çfarëdo që ndodh. Megjithatë, shpesh e kanë të vështirë të krijojnë marrëdhënie romantike, pasi principi kryesor në jetën e tyre është të jenë dikush, në vend se të jenë me dikë.