Shkencëtarët Krijuan Qelizat Që Vrasin Kancerin

loading...

1

loading...
Hulumtuesit japonezë kanë arritur një zbulim dramatik që ka të bëjë me krijimin e qelizave specifike T, të cilat janë në gjendje të vrasin tumoret.
Ata thonë se ky zbulim çon drejt mundësisë për injektimin e këtyre qelizave në pacientët që vuajnë nga kanceri. Këto qeliza në gjendje të natyrshme janë në sasi të vogla, por shkencëtarët shpresojnë që me injektimin e tyre në sasi të mëdha te pacienti mund të forcohet sistemi imunitar.
Shkencëtarët e qendrës hulumtuese për alergji dhe imunitet RIKEN, njoftuan se kanë arritur që për herë të parë të krijojnë qeliza specifike të sistemit imunitar, të quajtura T qeliza të limfociteve, të specializuara për tumore.
Shkencëtarë së pari u detyruan të riprogramojnë T limfocitet e specializuara për shkatërrimin e disa llojeve të tumorit, në qeliza të tipit tjetër, të quajtura qeliza amë të indukuara pluripotente (iPS), të cilat pastaj prodhojnë qeliza të reja krejtësisht aktive, qeliza T limfocite, të specializuara për tumore, kurse ato në të ardhmen do të mund të përdoren në terapi kundër tumoreve.
Shkencëtari Hiroshi Kavamoto sqaroi: Kemi arritur të krijojmë sasi më të madhe të qelizave të specializuara të qelizave antigjen T, asisoj që kemi krijuar qeliza iPS dhe ato sërish i kemi diferencuar në qeliza funksionale T.
Hapi i ardhshëm do të jetë testi që të shohim se a i shkatërrojnë ato qeliza T vetëm tumoret, e jo edhe qelizat e tjera në organizmin e njeriut. Nëse dëshmohet që po, ato do t’i injektojmë me anë të injeksionit. Kjo do të mund të ndodhë në një të ardhme jo të largët”.

loading...