Shkencëtarët konfirmojnë: Kemi zbuluar “Grimcën e Perëndisë”

grimca-300x175

Fizikanët që punojnë në Large Hadron Collider (LHC – përshpejtuesi i madh i grimcave), kanë arritur në përfundimin se grimca e zbuluar prej tyre është me të vërtetë Boson Higgs ose sic e quajnë ndryshe “Grimca e Perëndisë”. Kështu në një njoftim për shtyp, Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore , CERN, kanë bërë të ditur se pas analizës së të dhënave të grumbulluara arritën në përfundimin grimca e zbuluar në korrik të 2012 është Boson Higgs.

Megjithatë, shkencëtarët vunë në dukje se tani ata duhet të përcaktojnë se çfarë lloji është kjo grimcë që është e ngjashme me atë të parashikuar nga fizikani britanik Peter Higgs, falë së cilës të gjitha grimcat e tjera elementare kanë masë