Shkenca ofron shërim për tullacët

loading...

0

loading...
Njerëzit që kanë vështirësi në zyrë apo shtëpi për shkak të rënies së flokëve së shpejti do të mund t’i japin fund mjerimit të tyre të përditshëm – shkencëtarët së shpejti mund të jenë në gjendje të rrisin flokë të reja në skalpet tullace, duke shmangur nevojën për transplantim të flokëve.

Hulumtuesit ia kanë dalë të krijojnë qime të reja njerëzore në laborator duke përdorur qeliza të vogla që e nxisin rritjen e tyre. Kjo metodologji është përdorur për të rritur folikulat e reja të flokëve në kafshë, dhe tani është duke u testuar tek njerëzit.

Qelizat e vogla, të quajtura papillae dermale, gjenden në bazë të folikulave, nën lëkurë ku flokët ankorohen. Ato ofrojnë ushqim për folikulat. Në metodën e re, qelizat e marra nga indet donatore, së pari kultivohen në laborator para se të injektohen në lëkurë ku nevojiten flokët.

Tipi kryesor i humbjes së flokëve si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat është alopecia androgjenetike, që njihet edhe si modeli i humbjes së flokëve tek meshkujt apo femrat.

Studimi i parë tek njerëzit është duke u zhvilluar në Tajvan me rreth 400 meshkuj dhe femra. Pacientët, të cilët i nënshtrohen kirurgjisë kozmetike në Spitalin Kombëtar Universitare në Tajvan, janë duke ofruar mostra të qelizave dermale papillae (qelizat e vogla) nga skalpet e tyre. Këto pastaj do të kultivohen në laborator dhe implantohen në pacientët tullacë.

Ideja është që kjo do të çojë në rritjen e folikulave të reja për herë të parë, në vend se transplantimit të flokëve ekzistuese nga një vend në tjetrin.

Kjo metodologji mund të jetë e përshtatshme për njerëzit me një numër të kufizuar të folikulave (një organ i lëkurës tek gjitarët që prodhon flokë), duke përfshirë ata me model të humbjes së flokëve tek femrat, alopecia dhëmbëzuese (një gjendje në të cilën qimet bien në disa ose në të gjitha pjesët e trupit, zakonisht nga skalpi) dhe humbja e flokëve për shkak të djegieve.

Modeli i humbjes së flokëve tek meshkujt, i cili prek rreth 6.5 milionë njerëz, zakonisht fillon mbi tëmtha dhe mund të shfaqet në çdo moshë, linja e flokëve përfundimisht formon një formë karakteristike ‘M’ . Flokët në majë të kokës gjithashtu rrallohen, duke avancuar drejt humbjes së tërësishme.

Rreth një e treta e femrave gjithashtu përjetojnë humbje të flokëve, shumica prej të cilave preket nga modeli i humbjes së flokëve të tyre.

loading...