Shkenca: Ja si filloi Jeta në Tokë

loading...

7

loading...

Një ekip shkencëtarësh nga Shkolla e Shkencave Natyrore pranë Kolegjit të Trinitetit në Dublin të Irlandës kanë publikuar një hulumtim, për të cilin thonë që përmban prova për krijimin e një teorie të re, sa i përket origjinës së jetës në tokë.

Sipas tyre, kometat që e kanë goditur tokën mund të kenë qenë nxitës të zhvillimit të jetës në planetin tonë. Studimi i tyre bazohet në kompozitat e kraterit në Kanada, që besohet të jetë krateri më i vjetër dhe i dyti më i madh në Tokë, që është krijuar si pasojë e goditjes së planetit tonë nga kometa. Teoria e tyre thotë që pak kohë pasi që kometa e kishte goditur tokën, vrima e madhe e hapur ishte mbushur me ujë deti, që, pasi që kishte rënë në kontakt me gurin e shkrirë nga nxehtësia e kometës, kishte krijuar kushte për jetesë. Kombinimi i mineraleve të shkrira dhe ujit të detit ka aftësi të prodhojë shumë komponime organike, disa prej të cilave mund të krijojnë molekulat e nevojshme për jetë.

loading...