Shkëlzen Berisha reagon “fort” për statujën e Skënderbeut: Myslimanët e kanë të ndaluar të…

loading...

loading...

Në kohën kur prej dy ditësh tashmë në Shqipëri ka plasur një debat nëse komuniteti mysliman e mbuloi apo jo statujën e Skënderbeut gjatë faljes së namazit në kuadër të festës së Kurban Bajramit, ka edhe nga ata që dalin kundër rrymës.
I tillë është edhe reagimi i Shkëlzen Berishës, djalit të ish- kryeministrit Sali Berisha.

Shkëlzen Berisha shkruan se myslimanët e kanë të ndaluar të falen para statujave, pa dallim nëse është e Gjergjit apo e sulltanit.

Madje ai shkon më tej duke ngritur hipotezën se çfarë do të ndodhte nëse në vend të faljes me rastin e Kurban Bajramit, do të ishte organizuar një Koncert apo xhiruar një film.

Postimi Shkëlzen Berishës:

Jo ne emer te Skenderbeut

Myslimanet e kane te ndaluar te falen para statujave (pa dallim nese eshte e Gjergjit apo e sulltanit). Per te respektuar rregullat e besimit dhe mos u lene shteg interpretimeve, mbase here tjeter mund te evitojne sheshin dhe ti rikthehen bulevardit ose xhamise se madhe qe po ndertohet.

Por kam nje pyetje per te gjithe ata qe kane reaguar. A do reagonin njelloj sikur fjala vjen statuja te mbulohej per te xhiruar nje film apo per te mbajtur nje koncert te madh?

Nese do aplikonin te njejtin standart edhe per vellezerit e tyre nje dite ne vit, mbase gjithe ky debat do ishte pa vlere. Ne fund trashegimia e vertete e Skenderbeut eshte bashkimi, jo percarja dhe toleranca eshte kusht themelor per kete.

Gazeta Express

loading...