Shkëlqen Juventus, ndalet Lazio – VIDEO

loading...

pogba

loading...
Pas dy ndeshjeve jo të mira dhe rezultateve negative, Juventusi ngre kokë duke fituar bindshëm 4-0 ndaj Udineses pavarësisht se skuadrës i mungonin emra si Pirlo, Marchisio e Quagliarella. Pikërisht, në vend të Pirlos luajti Paul Pogba i cili ishte edhe frymëzuesi i fitores ndaj ekipit të Guidolin.

Dy gola për francezin ose më saktë dy perla të tij i hapin rrugën fitores në Torino dhe pas tij shënuan Vucinic dhe Matri. Asgjë për të thënë për Udinesen, sepse ekipi bardhezi nuk tregoi asgjë nga repertori i saj, plotësisht jashtë loje në çdo moment.

Fitorja ka vlere të dyfishtë për Juventus sepse para tyre rivalët e Lazios u ndaluan në “Rosanera” nga Palermo në barazim 2-2, çka e çon në 5 pikë diferencën mes tyre. Për bardhekaltërit, Lorik Cana luajti titullar në mesfushë e më pas në mbrojtje ndërsa golat u shënuan nga Floccari e Hernanes. Për vendasit realizuan Rios dhe Dybala.

Juventus 4-0 Udinese

Juventus 4-0 Udinese by 2013fasthighlights

Palermo 2-2 Lazio

Palermo 2-2 Lazio by 2013fasthighlights

loading...