Shkatërrohet koncerti i reperit të njohur/ Policia mësyn në lokal, fansat ulërijnë nga frika

Në orët e mesnatës në një lokal të Podujevës, reperit të njohur kosovar Capital T ka ndodhur një incident. Trim Ademi ka qenë duke performuar “live” kur policia ka zbarkuar në lokal.
Kjo situatë ka shkaktuar panik tek fansat, megjithëse policia kishte hyrë për të ndaluar pronarin e lokalit për prishje të qetësisë publike pasi nuk kishte licencë për të punuar pas orës 12 të natës.
Në një video të filmuar dëgjohen ulërimat e tyre ndërkohë që policia hyn brenda.
Capital T është larguar nga lokali me shpejtësi duke lënë në gjysmë performancën e tij.

Video