Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane, kapet 1 ton drogë

f1_21banda-jpg1363859231

Venecia, 21 mars – Në një operacion mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Italisë, u kap 1 ton drogë, ndërkohë që kapoja i rrjetit të trafikut jeton në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane ndërsa është konfirmuar edhe nga policia shqiptare, e cila ka theksuar se në sajë të operacionit të përbashkët të koduar “Underground” janë arrestuar 11 persona, pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike ku bënin pjesë shtetas shqiptarë dhe italianë.

Ndërkohë mësohet se është arrestuar në Shqipëri edhe kreu i bandës, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Ndërkohë policia italiane dhe ajo shqiptare ka nisur hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës mes dy shteteve.

Pak orë pasi mediat italiane publikuan lajmin, Policia e Vlorës informoi se ka zhvilluar një operacion për kapjen e një organizate kriminale dhe trafiku droge shumëkombëshe. Sipas njoftimit të policisë, operacioni është ndërmarrë nga policia e Vlorës në bashkëpunim me

Ndërkohë pritet që në orët në vijim policia të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje për operacionin dhe për personat e arrestuar.

Në një raport të datës 19 mars, Europol e renditi Shqipërinë si vendi i parë në trafikun e herionës. Shqipëria ndiqej nga Turqia dhe Pakistani.