Shkarkimi i Martinos kushton 5 milionë euro

loading...

Martino2-660x400

loading...
Barcelona duhet të mendojë mirë në rast se dëshiron të shkarkojë Gerardo Martinon nga posti i trajnerit. Në kontratën e tyre ekziston një dëmshpërblim prej 5 milionë eurosh, në rast të ndarjes.

Barcelona dhe Gerardo ‘Tata’ Martino janë të lidhur me një dëmshpërblim.

Sipas të përditshmes sportive katalane El Mundo Deportivo, kontrata e trajnerit argjentinas me gjigantin katalan ka të përfshirë një dëmshpërblim ku klubi duhet t’i paguajë atij 5 milionë euro në rast të shkëputjes së parakohshme të bashkëpunimit.

Martino është nën diskutim pas eliminimit të Barcelonës nga Atletico Madrid në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra nga Camp Nou është aktualisht në pozitën e dytë në La Ligë dhe është kualifikuar në finalen e Copa del Rey.

Dështimi për të fituar së paku njërën nga dy garat e mbetura mund t’i kushtojë me shkarkim Martinos, por edhe me 5 milionë euro të humbura për Barcelonën.

loading...