Shiu shkakton një fenonem të rrallë në Drenas

Abri-Drenas-650x358

Reshjet e shiut përveç dëmeve që kanë shkaktuar në disa pjesë të Kosovës, sollën edhe të mira.
Në fshatin Abri të komunës së Drenasit, reshjet e shiut kanë bërë që të ndodhë një fenomen i rrallë, raporton lajmi.net
Në këtë fshat, ka filluar të burojnë ujëra termale. Astrit Demaj, banorë i fshatit, tregon për lajmi.net se më parë nuk ka ndodhur që të burojnë ujëra të tilla.
“Kjo është pronë private. Më parë nuk ka ndodhë që të burojë ujë i tillë. Gjatë orëve të fundit është shtuar intensiteti i burimit”, ka treguar Demaj.