Shiu i parë meteor i vitit 2013, kulmi më 3 janar

loading...

0-370x290

loading...
UASHINGTON-Ky do të jetë shiu meteor i parë i vitit dhe do të zgjasë vetëm disa orë. Kulmi i djegies do jetë nesër, 3 janar, rreth orës 14.00 UTC.

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, thotë se pjesë të një asteroidi që rrotullohen rreth diellit për qindra vjet mund të shikohen nga toka këtë javë.

Meteorët e quajtur Quadrantid do flakërojnë në qiell kur të hyjnë në atmosferën e Tokës me shpejtësi rreth 145 mijë kilometra në orë dhe do të digjen 80 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës.

Ky do të jetë shiu meteor i parë i vitit dhe do të zgjasë vetëm disa orë. Kulmi i djegies është nesër, më 3 janar, rreth orës 14.00 UTC (15.00, sipas kohës së Shqipërisë).

NASA thotë shikuesit në Azi do të kenë mundësinë për të parë numrin më të madh të këtyre meteorëve.(BalkanWeb

 

loading...