Shiu deri në gju, gruaja e Trump lë nam botërisht me veshjen e saj

Melania Trump ka qenë gjithmonë në qendër të diskutimeve për shkak të veshjes së saj ekstravagante, por këtë herë e ka tepruar.

Ajo është fotografuar nga paparacët përkrah bashkëshortit të saj Donald Trump duke zbritur nga avioni i tyre privat në rrugët me shi të Teksasit.

Çifti do të takohej me ofruesit e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet, por ajo që ra më shumë në sy ishte veshja e Melanisë.

Zonja e parë kishte zgjedhur një palë taka të larta për të udhëtuar, në kontradiktë me çizmet kundër shiut që mbante veshur Trump.

Veshja e saj është komentuar nga të gjitha mediat botërore.