Shitet Lukaku

Skuadra angleze Chelsea, ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e sulmuesit të ri, Romelu Lukaku te Evertoni.

Pas tri vjet huazimesh, londinezët kanë njoftuar për shitjen e përhershme të belgut 21 vjeçar që në Chelsea erdhi nga Anderlecht.

Chelsea i kanë dëshiruar suksese në karrierën e tij Lukakut, i cili zhvilloi vetëm 15 ndeshje për skuadrën që drejtohet nga Jose Mourinho.