Shitësja e akulloreve që përgatit fjalimet e kryeministrit britanik

Deri përpara gjashtë vitesh, ajo shiste akullore me një makinë nëpër Guildford. Por tani Clare Foges është femra që merr përgëzime pasi ka përgatitur atë që është quajtur fjalimi historik i kryeministrit britanik, David Cameron për Europën.

Edhe pse është vetëm 31 vjeç, ajo është shkruesja kryesore e fjalimeve në kryeministri. Ajo është gjithashtu poete, që ka këndvështrimet e saj të forta në lidhje me fjalimet publike. Ankohet se retorika po bie dhe debati publik po sterilizohet, duke thënë se kështu po varfërohet politika dhe ndoshta po rrezikohet vetë demokracia, citon albeu.

Ajo thotë se politikanët e profilit të lartë duhet të thonë fjali të qarta kur flasin në publik. Për shkrimin e fjalimit për Europën iu desh ca kohë. Tekstin e rishkroi disa herë./24oreinfo.com