Shiten fotografitë e rralla të “Beatles”

f1_25beat1364217503

Londër, 25 mars   – Fotografi të koncertit të “The Beatles” në “Shea Stadium” më 1965, të cilat janë realizuar nga një fotograf amator, që po qëndronte në prapaskenë, janë shitur për 30 mijë funte. Marc Weinsten kishte përdorur kartë identifikimi të rreme për t’iu afruar skenës në spektaklin historik që u mbajt në New York. Për gjashtëdhjetë e një fotografi bardhezi të realizuara nga Weinstein, shtëpia e ankandeve “Omega Auctions” kishte parashikuar se do të grumbullonte 15 deri 20 mijë funte.

Koncerti në “Shea Stadium” ka qenë njëri nga evenimentet më të mëdha që ka realizuar rock bendi legjendar “The Beatles”. Në atë koncert, bendi u duartrokit nga audienca prej më shumë se 55 mijë vetash. Më vonë Weinsten kishte rrëfyer se si e kishte përdorur një kartë identifikuese të cilën e kishte bërë vetë në shtëpi, për të bindur policinë ta lejonin të hynte në zonën ku ndodhej skena.

“Unë thjesht u pata përzier me të gjithë. Kisha një metodë veprimi: Veproja sikur takoja aty”, ka thënë ai.

Paul Fairweather nga shtëpia e ankandeve “Omega”, kishte thënë se ofertuesi është një zotëri nga Amerika Jugore, i cili aktualisht jeton në Washington dhe është një nga koleksionuesit më të mëdhenj të relikteve të “The Beatles”.