Shiste stilolapsa për të mbajtur të bijën, ja si ka ndryshuar jeta e refugjatit sirian(VIDEO)

loading...

Abdul Halim al-Attarm u bë i njohur pak muaj më parë, pasi fotot e tij u shpërndanë në të gjitha mediat elektronike. Me vajzën e tij të vogël në krahë, refugjati sirian shiste stilolapsa në rrugët e Bejrutit për të nxjerrë paratë e ushqimit.
Gissur Simonarson, një i ri norvegjez, u prek aq shumë nga historia e 33-vjeçarit sirian, saqë hapi një fushatë bamirësie për të. Brenda pak orësh, për babanë e përkushtuar u mblodhën 191 mijë dollarë.
Tashmë Abdul me këto para ka hapur një furrë buke, një dyqan kebabi dhe një restorant të vogël.

“Jo vetëm jeta ime ndryshoi, por edhe jeta e fëmijëve të mi dhe sirianëve të tjerë, që arrita të ndihmoj”, thotë ai.
Al-Attarm ka ndihmuar të afërmit e tij me rreth 25 mijë dollarë dhe ka punësuar tetë refugjatë në biznesin e tij. Abdul tani jeton në një apartament me dy dhoma gjumi bashkë me dy vajzat e tij.

“Nëse Zoti të nis diçka, do ta marrësh një ditë”, thotë ai.

Screenshot_4

loading...

loading...