Shiste si prostitutë “femrën e tij”, pranga shqiptarit në Itali

foto

Policia italiane e Pistoias vuri në pranga një të ri shqiptar të moshës 29 vjeçare me iniciale Q.I, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, ndaj një vajze rumune.

Hetimet e shumta të policisë bënë që të bihet në gjurmët e shqiptarit, i vënë në shënjestrën e karabinierëve për aktivitetin e tij të dyshimtë, transmeton Noa.

Tutori strehonte në banesë vajzën rumune duke e cilësuar si “femrën e tij”, ndërsa më tej e çonte për të prostituuar në Montecatini, duke e lënë buzë rrugës për të thithur klientë.

Gjatë “orarit të punës”, 29 vjeçari ushtronte kontrolle të herë pas hershme mbi të për të parë nëse vajza ishte në punë, apo mos i fshihte klientë.
Sakaq gjatë kontrollit në banesë u gjet një bllok shënimi, ku shënoheshin takimet dhe të ardhurat e përfituara nga prostitucioni i vajzës, nga janari i këtij viti e deri në muajin mars. /LajmeOnline/