“Shikoni si ja marrin bukën e gojës”

Pamjet e fytyrës së këtij fëmije që do shihni më poshtë ta thyejnë zemrën. E gjithë skena është shënuar në zonën e Bërrylit në Tiranë, ku Policia Bashkiake i sekuestron mallin nje shitësi ambulant dhe më pas e përzë nga rruga, por ajo që ka prekur banorët ishte fëmija i shitësit, i cili ka qarë me të madhe teksa shikonte skenën.

Një qytetar ka shkruar pranë JOQ:

Përshëndetje JOQ! Shikoni ja marrin bukën e gojës. Ato lekët me të cilat i kishte blerë këto gjëra i kishte marrë gjysmat borxh dhe policia ja mori më shumë se gjysmën e tyre. Erdhi Policia Bashkiake dhe filloi me ia sekuestru mallin këtij zotërie të nderuar.

Fëmija i tij nisi të qante me të madhe dhe këtyre as që u bëri syri të bënin ndonjë tolerim, mos t’ia merrnin thuajse të gjitha gjërat që po shiste se gjynah vetëm nga të qarat e këtij fëmije. Kjo fytyrë të fut në dhé”, përfundoi qytetari.

Është vërtet e dhimbshme kur ligji zbatohet vetëm në kurriz të atyre që barkun e kanë bosh.