Shikoni çfarë bën babai për të shpëtuar jetën e fëmijës së tij! (VIDEO)


Po ktheheshin në shtëpi pas festimeve të Vitit të Ri kinez, por u aksidentuan dhe makina me të cilën po udhëtonin përfundoi në një lumë në provincën Hunan në Kinë. Në automjet ishin 6 anëtarë të një familje mes të cilëve edhe një fëmijë. Ata arritën të dalin nga makina pa lëndime, por ajo që i ka frikësuar të tërë ishte momenti kur babai, për të shpëtuar fëmijën e tij të vogël, ja hedh atë një kalimtari në breg. Fëmijë u dërgua në spital, ku pas kontrolleve u mësua se nuk kishte pësuar asnjë lëndim. Një fund i lumtur, por pamje me të vërtetë rrëqethëse!