Shikojeni si u prit Rama në pallatin Elize (Foto)

loading...

 

Kryeministri Edi Rama ishte dje në Francë, me ftesë të presidentit, Francois Hollande. Takimi ishte mbi ecurinë e bashkëpunimit rajonal në prag të Samitit të Parisit.

Kreu i qeverisë ka publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, një album me foto nga ngjarjet e ditës së djeshme.

Bashkëngjitur me fotot Rama shkruan: “Dje në Paris me ftesë të Presidentit Francois Hollande, për një takim mbi ecurinë e bashkëpunimit rajonal në prag të Samitit të Parisit, procesin e integrimit të Shqipërisë e reformës në drejtësi në veçanti, si edhe më pas për eventin madhor të ditës së djeshme: Dekorimi i Ismail Kadaresë me titullin më të lartë qe jepet në pallatin Elize, “Komandant i Legjionit të Nderit””.

11

loading...

loading...