Shikojeni se si e vranë në Bolivi shokun e Arkanit (VIDEO)

Në Santa Cruz të Bolivisë është vrarë një ish pjesëtar i njësitit famëkeq të kriminelit të luftës Zharko Razhnatoviq Arkan. Goran Popoviq 39 vjeçar u vra derisa po qëndronte në një internet kafe.
Ai u qëllua nga një person i panjohur, me tre plumba, në kokë dhe në trup, i cili iku pastaj menjëherë.

Dyshohet se vrasësi ishte një ish-anëtar i “Beretave të Kuqe”, njësit gjithashtu kriminal gjatë luftërave në ish Jugosllavi.

Vrasësi i Popoviqit aktin brutal në prezencë të shumë njerëzve e krye në bashkëpunim me një person tjetër, i cili po e priste jashtë me një motoçikletë. Pas kryerjes së aktit ata u zhdukën me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, raportojnë mediat serbe, transmeton reporteri.net.

Likuidimi i Popoviqit dyshohet të ketë lidhje me luftën mes karteleve ballkanike të drogës që veprojmë përmes vendeve të Amerikës Latine. (reporteri.net)