Shiko cka i ndodh kesaj Familje Shqiptare ne Gjermani

0

Katërnjakët e famshëm të familjes refugjate shqiptare nga Shqipëria të lindur në Jena të Gjermanisë, tashmë kanë mbushur 8 muaj nga lindja. Pas shumë peripecish e ecejakesh, më në fund familja ka fituar të drejtën për të qëndruar në Gjermani, së paku përkohësisht.
“Ajo është pranuar, njohur si rast i rëndë”, ka thënë për mopo.de Ministri për Migracion në Landin e Thüringenit, Dieter Lauinger. Ai ka shtuar se “familja tash, pas braktisjes së vendit dhe lindjes së katërnjakëve ka mundësinë më në fund t`i kushtohet sfidave për rritjen e fëmijëve mbi një bazë të sigurt”.
Familja fillimisht fiton një leje qëndrimi për dy vitet e ardhshme. Në rast se ajo ia del që të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur veten, është e mundur edhe zgjatja e mëtejshme e lejes së qëndrimit.
“Ky është një sinjal i mirë”, thotë Lauinger. Ai thotë se shpreson që së tash do të sqarohen të gjitha çështjet lidhur me përkujdesjen mjekësore dhe që familja së shpejti që qëndrojë edhe financiarisht në këmbët e veta.
Familjes i kanosej kthimi në vendin e prejardhjes pasi që Shqipëria është shpallur vend i sigurt nga Gjermania dhe shtetasit e saj, sipas rregullit, nuk mund të fitojnë azilin në Gjermani.
Rreth dy muaj më parë: Amelia, Frederic, Olivia dhe Xhesika ishin pagëzuar në kishën e vendit dhe kumbarë i tyre (nun) ishte bërë Kryeministri